Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Fluturoi për 13 orë, avioni ulet përsëri aty ku u ngrit

nga Kaltrina Berila30 janar 2023
Fluturoi për 13 orë, avioni ulet përsëri aty ku u ngrit

Pasagjerët e një avioni të linjave Emirates që flulturonte drejt Auckland në Zelandën e Re, mbeten te shpangur pasi ishin ngritur të premten nga Dubai por pas rreth 13 orë fluturimi u ulën përsëri në të njëjtin aeroport.
Avioni ishte ngritur në orën lokale 10:30 paradite por në gjysmë të itinerarit prej 12,000-km u detyrua të kthehej mbrapsht, sipas kontrollorëve FlightAware dhe rrjetit Business Insider.
Aeroporti i Auckland ishte detyruar të mbyllej të premten prej përmbytjeve nga reshjet.
“Aeroporti i Auckland është duke vlerësuar dëmet në terminalin e fluturimeve ndërkombëtare dhe për fat të keq u vendos se nuk mund të kryheshin fluturime të tilla”, thuhej në deklaratën e zyrtarëve vendas të shtunën.
“Ne e dimë që kjo është zhgënjyese por siguria e pasagjerëve është prioriteti ynë”.
Mbrëmjen e të shtunës fluturimet ishin rihapur, teksa linjat Emirates thanë në një deklaratë për rrjetin Business Insider, “Shprehim keqardhje për trazirat e shkaktuara ndaj pasagjerëve. Grupi Emirates do të vijojë të monitorojë situatën në aeroportin eAuckland dhe do të publikojë informacionet sipas rastit.”
Fluturimi i anuluar në mënyrë të çuditshme raportohet se u kompletua të dielën.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →