FMN jep rekomandime për Kosovën: Të evitohet tërheqja e Trustit
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 25 janar ka mbajtur një mbledhje ku ka vlerësuar situatën ekonomike në Kosovë.
Sipas FMN, rritja e çmimeve që vjen si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë po ulë kërkesën për prodhim e po rrit inflacionin.
Bordi Ekzekutiv i FMN’së ka dhënë edhe disa rekomandime për Kosovën, duke filluar me kërkesën për përmbushje të boshllëqeve në qeverisje dhe infrastrukturë, nevojën për rritje të transparencës e zvogëlim të korrupsionit.
“Bordi Ekzekutiv u kërkoi autoriteteve (të Kosovës) të adresojnë boshllëqet e qeverisëse, të rrisin më tej transparencën dhe të reduktojnë korrupsionin, të cilat mbeten thelbësore për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Kosovë dhe për të rritur rritjen e mundshme. Drejtorët nënvizuan gjithashtu rëndësinë e rritjes së kapacitetit të gjenerimit të energjisë së gjelbër për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të ulur emetimet”, thuhet në raportin e FMN-së.
Ndër të tjera, ky bord sugjeron që të evitohet tërheqja e mjeteve nga Trusti pensional i Kosovës.
“Drejtorët theksuan se duhet të shmangen tërheqjet e hershme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës”, thuhet tutje.
Edhe shpenzimet publike të Qeverisë sugjerohet të balancohen, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëri ekonomike në afate më të gjata kohore.










