Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

​FMN miraton programin e ri për Kosovë në shumë prej 100 milionë euro

nga Kaltrina Berila31 maj 2023
​FMN miraton programin e ri për Kosovë në shumë prej 100 milionë euro

Në mbledhjen e javës së kaluar, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi Programin e Aranzhimit për Gatishmëri (precautionary SBA) për Kosovë, në shumë prej 100 milionë euro, ka njoftuar në “Facebook” ministri i Financave, Hekuran Murati.

Bordi Ekzekutiv po ashtu miratoi aranzhmanin e njohur si Resilience and Sustainability Facility në shumë prej 78 milionë Euro (61.95 milion SDR), gjë që bën Republikën e Kosovës shtetin e parë në Evropë që përfiton nga ky instrument. Këto mjete do të përdoren për investime në rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë së ripërtërishme.

“Gjatë diskutimit, Drejtorët vlerësuan lart punën e Qeverisë përgjatë viteve të fundit sa i përket adresimit të sfidave me të cilat vendi është përballur dhe arritjen e konsolidimit fiskal. Drejtorët në veçanti vlerësuan rezultatet në fushën fiskale, duke përfshi rritjen e të hyrave, zvogëlimin e informalitetit, dhe menaxhimin adekuat të buxhetit”, thuhet në njoftimin e ministrit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →