Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

FMN rikonfirmon mbështetjen për projektet zhvillimore në Kosovë

nga RTV2118 shtator 2017

Lluka informoi drejtuesit e FMN-së me orientimet e MZHE gjatë këtij mandati

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të vazhdojë të përkrah projektet zhvillimore në Kosovë, ka deklaruar Shefi i Misionit të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, në takimin që zhvilloi sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Vladrin Lluka.

Ministri Lluka informoi drejtuesit e FMN-së me orientimet e MZHE gjatë këtij mandati, me ç’rast ritheksoi se energjia, respektivisht siguria e furnizimit dhe projektet rajonale të energjisë do të jenë ndër prioritetet kryesore.

Kreu i MZHE-së dhe shefi i Misionit të FMN-së diskutuan edhe për ecurinë e projektit të TC Kosova e Re, duke vlerësuar se realizimi i tij do të ndikonte direkt në stabilitetin e furnizimit me energji, hapjen e vendeve të punës, respektivisht zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Lluka ka falënderuar FMN për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, duke renditur atë ndër partnerët kryesorë financiar ndërkombëtarë të Qeverisë së Kosovës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →