Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Foda publikon listën e Kosovës për dy sfidat kualifikuese të shtatorit

nga Kaltrina Berila29 gusht 2025
Foda publikon listën e Kosovës për dy sfidat kualifikuese të shtatorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shpallur sot listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Dardanët e nisin muajin shtator me një transfertë të vështirë ndaj Zvicrës, që zhvillohet më 5 shtator, ndërsa më pas, më 8 shtator, do të presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këto dy duele vendimtare në Grupin B, trajneri gjerman ka ftuar 26 lojtarë, duke kombinuar përvojën me energjinë e brezit të ri. Në mesin e tyre spikasin emrat kryesorë të përfaqësueses si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Valon Berisha dhe Mërgim Vojvoda, të cilët pritet të jenë shtyllat kryesore të ekipit./kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →