Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Forcat ukrainase po i afrohen territorit të marrë nga Rusia

nga Kaltrina Berila24 korrik 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se forcat e tij po përparojnë “hap pas hapi” në rajonin jugor të pushtuar të Khersonit.
Qyteti Kherson ra në duart e Rusisë në fillim të luftës dhe ndodhet në një vend strategjik në perëndim të lumit Dnipro.
Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar raportuan për luftime të ashpra pranë Khersonit, transmeton rtv21.tv.
“Përparimi ukrainas nënkuptonte se linjat ruse të furnizimit në perëndim të lumit ishin gjithnjë e më shumë në rrezik”, sipas vlerësimit të tyre.
Në fillim të këtij muaji, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, u kërkoi banorëve të Khersonit të evakuonin qytetin sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur bllokimin në qytet gjatë një kundërofensivë në Ukrainën jugore.
Forcat e Kievit kanë synuar kalimet e lumenjve në rajon në një përpjekje për të bllokuar linjat e furnizimit të Rusisë. Të shtunën, një sulm artilerie goditi urën Daryivskyi mbi lumin Dnipro.
Dhe të martën, ata synuan urën Antonivskyi të Khersonit – një nga dy pikat e kalimit të kontrolluara nga Rusia – me artileri të furnizuar nga SHBA-ja./21Media 

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →