Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Forcohet euro, bie dollari

nga Egzona Mehmeti27 shkurt 2018

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë

Në tregun e këmbimit valutor, monedha europiane këtë fillim javë ka fituar pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan ka dobësuar pozitat me 12 pikë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro është ngjitur me 0.18 lekë në kuotën e këmbimit me 132.18  lekë, pas një rënijeje që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas, ndryshe nga monedha e gjelbërt amerikane që ra në vlerën e 107.08 lekëve.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm.

Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.

Forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane ka fituar pikë kundrejt dollarit, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve në këtë periudhë.

Ndërsa, Banka e Shqipërisë ka nisur zbatimi i masave për uljen e përdorimit të euros në ekonominë e vendit, duke i dhënë prioritet forcimit të monedhës vendase lek.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →