Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Formacionet e mundshme të ndeshjes mes Arsenal e Aston Villa

nga B.K22 tetor 2021


Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Arsenal dhe Aston Villa, e vlefshme kjo për xhiron e nëntë të Premier Ligës angleze.
Të dy këto skuadra i ndan një vend dhe një pikë në tabelë, ku Arsenali zë vendin e 12 me 11 pikë, kurse Aston Villa pozicionohet në vendin e 13 me gjithsej 10 pikë.
Në xhiron e fundit, “Topçinjtë” rikthehen nga barazimi 2:2 me skuadrën e Crystal Palace, kurse Aston Villa pësoi humbje si vendas kundër Wolverhampton me rezultat të ngushtë 3:2.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku te Arsenali nuk do të paraqiten Xhaka dhe Saka, kurse te Aston Villa do të mungojnë Chukwuemeka dhe Trezeguet.
Formacionet e mundshme të Arsenal dhe Aston Villa i gjeni më poshtë.
Arsenal (4-3-3): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Odegaard, Partey, Smith Rowe; Pepe, Lacazette, Aubameyang.
Aston Villa (3-5-2): Martinez; Konsa, Mings, Hause; Cash, Luiz, Sanson, McGinn, Targett; Watkins, Danny Ings.
21:00 Arsenal – Aston Villa (Stadiumi Emirates).

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →