Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Formacionet zyrtare Kosovë-Suedi

nga Kaltrina Berila8 shtator 2025
Formacionet zyrtare Kosovë-Suedi

Kombëtarja e Kosovës do të jetë nikoqire e Suedisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026, e vlefshme për Grupin B.

‘Dardanët’ e nisën me humbje fushatën kualifikuese drejt Botërorit, duke u mposhtur me rezultat 4-0 nga Zvicra.

Për këtë ndeshje, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar për të arritur deri tek tri pikët e para.

Nga minuta e parë e parë luajnë Fidan Aliti, Baton Zabërgja, Albion Rrahmani dhe Dion Gallapeni.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Gallapeni, Zabërgja, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija, Muriqi, Rrahmani.

Suedia: Olsen, Gudmundsson, Hien, Ekdal, Svensson, Saletros, Ayari, Hugo Larsson, Bernhardsson, Gyokeres, Elanga.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →