Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Formacionet zyrtare të Argjentinës e Australisë

nga Venera Grabanica3 dhjetor 2022
Formacionet zyrtare të Argjentinës e Australisë

Stadiumi “Ahmad bin Ali” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Australisë, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Pavarësisht se u shokua me humbje 2:1 nga Arabia Saudite qysh në ndeshjen hapëse të këtij Botërori, Argjentina e mbylli fazën e grupeve si lidere, duke kryesuar Grupin C me fitoret radhazi ndaj Meksikës e Polonisë.
Në anën tjetër, Australia zuri vendin e dytë në Grupin D, ku përgjatë tri ndeshjeve regjistroi fitore kundër Danimarkës e Tunizisë, ndërsa pësoi humbje 4:1 në ndeshjen hapëse kundër Francës.
Argjentina dhe Australia janë përballur vetëm një herë mes vete në shtator të vitit 2007, ku asokohe argjentinasit fituan ndeshjen me rezultat minimal 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur se cilët lojtarë do të jenë titullarë, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →