Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Formacionet zyrtare të Cityt dhe Liverpool

nga B G22 dhjetor 2022
Formacionet zyrtare të Cityt dhe Liverpool

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet superderbi anglez ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit, sfidë e vlefshme për 1/8-tën e finales së Carabao Cup.
Të dy skuadrat kanë për synim të shkojnë sa më larg në këtë garë, andaj sfida në “Etihad Stadium” pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.
“Të Kuqtë” hyjnë në këtë ndeshje pa Arthur Melon, Luiz Diazin, Diogo Jotan dhe Curtis Jones për shkak të lëndimeve, kurse në radhët e “Citizenz” mungojnë Benjamin Mendy për shkak të suspendimit, dhe Julian Alvarez.
Tanimë Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ortega; Lewis, Akanji, Laporte, Ake; Rodrigo, De Bruyne, Gundogan; Mahrez, Haaland, Palmer
Liverpool (4-4-2): Kelleher; Milner, Gomez, Matip, Robertson; Bajcetic, Thiago, Elliott, Carvalho; Salah, Nunez

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →