Partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Ky komision udhëhiqet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve.
Formimi i këtij komisioni është pika e parë e rendit të ditës të seancës konstituive të Kuvendit.
Pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, seanca plenare shkoi në pauzë 15-minutëshe, në mënyrë që ky komision të mund të përpilojë raportin e tij, i cilit më pas duhet të miratohet.
Partitë propozuan anëtarët e këtij komisioni.
Nga LVV si anëtar dhe kryesues i këtij komisioni është propozuar Artan Abrashi.
Nga PDK është propozuar Përparim Gruda, Armend Zemaj nga LDK, Branislav Nikoliq nga Lista Serbe, Time Kadrijaj nga AAK-Nisma etj.
Në sallë janë të pranishëm 119 deputetë, të cilët votuan për krijimin e këtij komisioni të përkohshëm.











