Fotot para dhe pas tregojnë se si po rindërtohet Ukraina pas një viti lufte
Fotot emocionuese kanë treguar përpjekjet e mëdha të bëra në Ukrainë për të rindërtuar objektet e dëmtuara si pasojë e luftës.
Konflikti ka lënë mijëra të pastrehë me prona të dëmtuara rëndë në të gjithë vendin.
Në pak javë pas 24 shkurtit 2022, përbërja fizike e qyteteve, qytezave dhe fshatrave u transformua nga betejat dhe sulmet me raketa, përcjell portali rtv21.tv

Në janar, qeveria e Ukrainës zbuloi se 150,000 ndërtesa banimi, 1,500 shkolla, gjysma e sistemit të energjisë dhe më shumë se 12,400 milje rrugë ishin dëmtuar.
Kanë qenë 320 mijë aplikime për dëmshpërblim nga pronarët e banesave.
Një nxitim i mbështetjes financiare globale ka bërë që një sërë programesh rindërtimi më në fund janë duke u zhvilluar në Ukrainë.

Çatitë janë zëvendësuar, rrugët janë rregulluar dhe shtëpitë janë rindërtuar.
Banka Botërore vlerëson se kostoja e rimëkëmbjes dhe rindërtimit është më shumë se 349 miliardë dollarë.
Ndërkohë, një operacion i madh për të ndihmuar në rindërtimin e hekurudhave të Ukrainës do të luajë një rol kritik për të siguruar që vendi ‘të fitojë luftën’, ka thënë sekretari britanik i transportit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është zotuar se do të dhurojë 10 milionë funte materiale dhe pajisje për kombin e shkatërruar nga lufta për të riparuar infrastrukturën.
Hekurudhat e Ukrainës janë nën sulm pothuajse të vazhdueshëm nga raketat ruse.
Në më pak se një vit luftimesh, 69 ura dhe 36,942 km shina hekurudhore janë shkatërruar.
Puna e rrezikshme e ndërmarrë nga inxhinierët e përkushtuar të hekurudhës shtetërore, Ukrzaliznytsia, ka kushtuar jetë me 307 njerëz janë vrarë deri më tani dhe 665 janë plagosur në më pak se një vit luftime.
Shpresohet se paketa e ndihmës do ta bëjë punën e ngritjes dhe funksionimit të hekurudhës së Ukrainës më të shpejtë dhe më të sigurt, dhe do t’i ndihmojë atyre t’i japin përparësi kundër trupave të Putinit./21Media










