Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Franca e gatshme “të shkojë më tej” me sanksione kundër Rusisë

nga Kaltrina Berila8 prill 2022

Franca është e gatshme “të shkojë më tej” dhe të ndalojë naftën ruse, tha të premten për CNN ministri francez i financave, Bruno Le Maire.
Le Maire e quajti sulmin në një stacion hekurudhor në Kramatorsk, i cili la të paktën 50 njerëz të vdekur, “një masakër” dhe tha se përgjegjësit duhet “të identifikohen, të ndiqen penalisht dhe ndoshta të dënohen për këto krime”, transmeton rtv21.tv.
Ai shtoi se uniteti evropian ishte i nevojshëm për të zbatuar sanksione më të rrepta për energjinë.
“Përsa i përket Francës, ne jemi të gatshëm të shkojmë më tej dhe të vendosim një ndalim të naftës dhe jam thellësisht i bindur se hapat e ardhshëm dhe diskutimet e ardhshme do të fokusohen në këtë çështje të ndalimit të naftës ruse,” tha ai.
Le Maire theksoi se sanksionet aktuale të miratuara nga BE ishin shumë efektive dhe “më të rëndat që nga krijimi i bashkimit evropian”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →