Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Franca përgatitet të presë rreth 100 mijë refugjatë ukrainas

nga Xh.D22 mars 2022

Franca ka nisur planin kombëtar për të përgatitur strehim për të paktën 100,000 refugjatë ukrainas, sipas kryeministrit francez Jean Castex.
“Gjithnjë e më shumë prej tyre ukrainasit po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë”, tha Castex, pas një takimi ndër-departamental të krizës për këtë çështje.
Më shumë se 26,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës, sipas Castex.
Midis tyre, 10.500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars.
Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen më mirë në tregun e punës të Francës, me kurse franceze të ofruara në agjencinë e punësimit të vendit.
“Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë. Është nderi i vendit tonë të mbajë pritjen më të ngrohtë të mundshme për miqtë tanë ukrainas”, tha Castex./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →