Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Franca renditet e treta në Ligën e Kombeve

nga B G8 qershor 2025
​Franca renditet e treta në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Francës në futboll është renditur e treta në turneun final të edicionit të Ligës së Kombeve 2024-2025 pasi ka mposhtur sot Gjermaninë me rezultat 2:0.

Gjermanët pas tronditjes nga Portugalia dëshpëruan edhe në përballjen për vendin e tretë në Shtutgart.

Kylian Mbappe shënoi golin e parë në minutën dyzetekatër të pjesës së parë dhe epilogun e vendosi Michael Olise gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas një gabimi në repartin e sulmit nga pancirët, Mbappe në kundërsulm pasoi shpejt topin tek Olise, i cili nuk e pati vështirë ta dërgojë në rrjetën e gjermanëve.

Finalja e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte në Munih ndërmjet kampionit aktual Spanjës dhe Portugalisë, nga ora 21:00.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →