Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

FSK dhe FASH përfundojnë stërvitjen e përbashkët Komando

nga Kaltrina Berila13 janar 2024
FSK dhe FASH përfundojnë stërvitjen e përbashkët Komando

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FASH) kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci.

Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët e FSK-së treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

“Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë”, shkruan Maqedonci në “Facebook”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →