Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

FSK-ja përfundon me sukses ushtrimin fushor “KFOR 33”

nga Kaltrina Berila18 shkurt 2024
FSK-ja përfundon me sukses ushtrimin fushor “KFOR 33”

Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33”, dhe janë kthyer në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur FSK-ja në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të Shteteve të Bashkuara të Amërikës dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels).

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →