Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

FSK po operon në rajonin më të goditur të Turqisë

nga Kaltrina Berila8 shkurt 2023
FSK po operon në rajonin më të goditur të Turqisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shkatërrues të së hënës.
Siç ka bërë të ditur Mehaj, njësitet e FSK-së po operojnë në rajonin Hatay, që është më i godituri nga tërmeti.
“Kontingjenti ynë po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar. Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve nën gërmadha”, ka thënë Mehaj në një postim në “Facebook”.
Ai ka shtuar se specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente, po zhvillojnë operacionet në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.
Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete të fuqishme të hënën. Deri tash është njoftuar për mbi 11 mijë të vdekur. Shtete të shumta të botës kanë dërguar ekipet e tyre për të ndihmuar në nxjerrjen e të ngujuarve nën rrënoja./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →