Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

FSK realizon trajnim për operacionet e materieve të rrezikshme

nga Venera Grabanica29 qershor 2023
FSK realizon trajnim për operacionet e materieve të rrezikshme

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar së fundmi në kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme – Niveli Teknik”.

Pjesëtarët e FSK-së në këtë trajnim kanë fituar njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency ( DTRA) SHBA, Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”. Qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagoj në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.”, është shkruar në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →