Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

FSK trajnime në Prishtinë, Komuna: S’ka vend për shqetësim

nga Venera Grabanica14 nëntor 2024
FSK trajnime në Prishtinë, Komuna: S’ka vend për shqetësim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër dhe gjatë fundjavës Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në dy fshatra të Prishtinës, Butovc dhe Zllatar.

Në njoftimin e komunës së Prishtinës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra dhe se nuk ka vend për shqetësim.

“Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona: Fshati Butovc Fshati Zllatar Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, ka shkruar Komuna e Prishtinës. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →