Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

FSSHK për lehtësimin e masave antiCOVID: Skandaloze

nga E.Bullaku11 shkurt 2021

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës reagoi pas lehtësimit të masave antiCOVID nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Sipas tyre, ky vendim është “skandaloz, i papranueshme dhe aq më keq si duket për apetite politike asnjë parti politike nuk reagon”.

“FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive,popullore që ta ruani veten, është mëse evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit por vetëm votën e tyre”, thuhet në reagimin e federatës.

FSSHK apeloi te të gjithë ekspertët e shëndetësisë, që të distancohen nga veprimet politike, siç thonë ata, vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Kosovës.

“FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të jemi sponzor tuaj, por ne mund të mbrojmë shëndetin tuaj. Ju lutemi dhe përgjërohemi thirrni mendjes në veprimet tuaja. Jeta është më e shtrejtë se një votë”, thuhet në reagimin e federatës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →