Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fundjavë e nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 36 gradë

nga Kaltrina Berila8 gusht 2025
Fundjavë e nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 36 gradë

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo fundjavë do të jetë e nxehtë dhe me temperatura që arrijnë deri 36 gradë Celsius.

Sipas IHK-së, të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta, kurse të dielën, temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31-34°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4m/s”.

“Të dielën moti do të jetë me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP”, thuhet në njoftim të këtij Instituti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →