Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Furnizimi me ujë të pijes përmes autoboteve, KRU “Mitrovica” njofton se kur dhe ku do të vendosen sot

nga Kaltrina Berila9 dhjetor 2024
Furnizimi me ujë të pijes përmes autoboteve, KRU “Mitrovica” njofton se kur dhe ku do të vendosen sot

Pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” i ka njoftuar qytetarët që ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjienike dhe jo për konsum. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) vazhdon ta bëjë këtë rekomandim.

Si rrjedhojë e kësaj situate, tash e disa ditë KRU “Mitrovica” po vendos autobote me ujë të pijshëm për qytetarët në disa lokacione.

Ujësjellësi ka bërë të ditur orarin e vendosjes së këtyre autoboteve gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit, në orën 10:00 autoboti do të vendoset në sheshin “Mehë Uka” dhe tek oborri i zjarrëfikësve në lagjen “Iliridë”.

Në orën 12:00, do të vendoset tek sheshi, tek Kalaja e qytetit në Vushtrri.

Ndërsa, në orën 10:00 autoboti do të vendoset tek sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →