Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Fury mposht Wilderin, mbron titullin e botës

nga Kaltrina Berila10 tetor 2021

Boksieri britanik, Tyson Fury ka mbrojtur titullin e botës në peshën e rëndë në boks.
Fury në Las Vegas triumfoi me nokaut në raundin e 11-të kundër Deontay Wilder.
Në total pati pesë nokdaune në superpërballjen. Fury e rrëzoi Wilderin tri herë gjatë luftës, ndërsa dy herë e gjeti veten në dysheme. Ishte përballja e tretë mes tyre dhe fitorja e dytë e Furyt. Një meç u mbyll baras.
Fury vazhdon të mbetet pa humbje. Ka 32 fitore e një barazim. Wilderi ka pësuar humbjen e dytë në karrierë. Ai i ka 42 fitore e një barazim.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →