Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Futbolli kosovar në zi

nga Venera Grabanica9 nëntor 2023
Futbolli kosovar në zi

Klubi i Malishevës përmes një komunikate ka njoftuar për ndarjen nga jeta të futbollistit, Drinor Fitim Berisha.

Drinori ishte futbollist i grupmoshave të reja të shkollës së futbollit të Malishevës.

“Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.

Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari.

U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël…”, shkroi Malisheva në “Facebook”.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →