Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Futbollisti i Malishevës shpallet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

nga Venera Grabanica5 shtator 2022

Çmimi “Ylli i javës” që ndahet pas çdo xhiro të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës, kësaj radhe ka shkuar për futbollistin e Malishevës, Alush Gavazaj.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Adem Sylejmani KFV Kosova P, Idriz Elezaj KFV Dukagjini, Jeton Mehmeti KFV Flamurtari.
Komisioni vlerësoi se Gavazaj ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore si mysafire kundër Trepçës’89.
Pasi mori çmimin “Ylli i Javës”, Alush Gavazaj theksoi se ky vlerësim do t’i shërbejë për të punuar me përkushtim edhe më të madh në të ardhmen.
“Ky është një çmim shumë i rëndësishëm për mua dhe për rikthimin tim në Superligën e Kosovës. Shpresoj që ky është vetëm një fillim i mbarë për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit. Besoj se ky çmim do të më shërbej mua personalisht por edhe skuadrës për një kampionat sa më të mbarë”, ka theksuar Gavazaj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →