Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

G7 i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit

nga Venera Grabanica20 maj 2023
G7 i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit

Liderët e G7 që u mblodhën në Hiroshima të Japonisë, diskutuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi, në mesin e shumë temave të tjera.

Ata e mirëpritën marrëveshjen e 27 shkurtit dhe aneksin e saj të zbatimit në Ohër.

Ndërsa u bënë thirrje dy palëve që t’i zbatojnë me mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e saj të zbatimit, të arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars respektivisht. Me qëllim të zhbllokimit të potencialit të plotë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor, ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me lehtësi dhe mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky samit.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →