Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

G7: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdorë armë bërthamore

nga Kaltrina Berila4 nëntor 2022

Përdorimi i armëve kimike, biologjike ose bërthamore nga Rusia do të ketë përballej me “pasoja të rënda”, thanë ministrat e jashtëm të G7 në një deklaratë të përbashkët të premten, pas takimeve në Gjermani.
“Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë është e papranueshme,” thanë ministrat.
Ministrat hodhën poshtë gjithashtu akuzat e pabazuara të Rusisë se Ukraina po përgatit një të ashtuquajtur bombë të pistë, transmeton rtv21.tv.
“Inspektimet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmuan se këto pretendime janë të pabaza dhe ne përgëzojmë Ukrainën për transparencën e saj”, thanë ministrat.
Ata shtuan se koalicioni do të “vazhdojë të kundërshtojë dezinformimin e Rusisë, duke përfshirë akuzat e rreme në lidhje me armët biologjike”, duke përfshirë “forcimin e kapacitetit të Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë G7 për një reagim të koordinuar”.
Takimi i kësaj jave i G7-ës, mblodhi së bashku liderë nga disa prej ekonomive më të mëdha të botës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →