Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gana konfirmon rastet e para me virusin Marburg

nga Xh.D18 korrik 2022

Gana ka konfirmuar dy rastet e para të virusit vdekjeprurës, Marburg.
Marburg – një sëmundje shumë infektive, e cila bën pjesë në të njëjtën familje me virusin që shkakton Ebola.
Autoritetët thanë se pacientët vdiqën në spitalin rajonal të Ashantit.
Ata rezultuan pozitiv me virusin në fillim të këtij muaji.
Zyrtarët shëndetësorë në Afrikën Perëndimore thonë se 98 persona janë tani në karantinë si raste të dyshuara kontakti.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerësoi reagimin e shpejtë të vendit.
“Kjo është e mirë sepse pa veprim të menjëhershëm dhe vendimtar, Marburg mund të dalë lehtësisht nga kontrolli”, ka thënë Matshidiso Moeti, drejtori i OBSH-së.
Deri më tani, sipas autoriteteve atje nuk ka një mënyrë specifike të trajtimit të virusit, por mjekët thonë se pirja e ujit dhe trajtimi i simptomave specifike përmirëson shancet e pacientit për të mbijetuar.
Virusi transmetohet të njerëzit nga lakuriqët e natës dhe përhapet përmes transmetimit të lëngjëve trupore.
Është sëmundje e rëndë, shpesh fatale, me simptoma të tilla si dhimbje koke, dhimbje muskulore, të vjella gjaku etj./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →