Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gani Geci shkon në vuajtje të dënimit

nga Kaltrina Berila4 janar 2023
Gani Geci shkon në vuajtje të dënimit

Gani Geci ka shkuar në vuajtje të dënimit për tri vjet e gjashtë muaj për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. Këtë e ka bërë të ditur vëllai i Gecit, përmes një postimi në “Facebook”.
I vëllai njoftoi se familjarë, miq e shokë të Gecit e kanë përcjellë atë sot për në burg.
“Sot vëllai ynë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykatës i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj, neve si vëllezër me djemtë tanë dhe miq e shokë po e përcjellim që vëllai ynë me përkushtim i nënshtrohet dënimit. Urojmë të kthehet sa ma shpejt dhe më nder si gjithmonë. Gjithmonë së bashku do ia dalim”, ka shkruar Halil Geci në “Facebook”.
Gani Geci në vitin 2016 u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, të kryer më 4 gusht të vitit 2014.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →