Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gara për Kuvendin, partitë politike publikojnë emrat e kandidateve për deputetë

nga Venera Grabanica11 dhjetor 2024
Gara për Kuvendin, partitë politike publikojnë emrat e kandidateve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për RTV21 ka konfirmuar se ka zgjatur afatin për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, deri në orën 23:59 të ditës së sotme.

Por, listat me emrat e kandidatëve për deputetë nga partitë politike thuajse tashmë janë dorëzuar, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar listën me me 110 kandidatë që me renditje ka nisur prej Bedri Hamzës – si kandidatë për kryeministër.

Edhe  LDK-ja ka sot ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke filluar prej Lumir Abdixhikut.

Në ditën e fundit të dorëzimit të Listës me emrat për kandidatë për deputetë të Kuvendit, edhe AAK-ja në koalicion me Nisma-n e me një numër tjetër partish të vogla ka publikuar emrat e përzgjedhësve të tyre.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →