Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gara për Prishtinën PDK optimiste: Me Ismajlim pritshmëritë janë më të larta

nga Venera Grabanica15 gusht 2025
Gara për Prishtinën PDK optimiste: Me Ismajlim pritshmëritë janë më të larta

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, mbrëmë në emisionin “Click” të RTV21, është shprehur optimiste për rezultatet e partisë në zgjedhjet lokale, veçanërisht në garën për Prishtinën.

Ajo tha se kandidatura e Uran Ismajlit është e fuqishme dhe se qytetarët po tregojnë vullnet për t’u rikthyer tek PDK në disa komuna.

“Beteja në Prishtinë është më interesante dhe kandidatura e PDK-së është e mirë. Me zotin Ismajli do të jemi më mirë. Pritshmëritë për PDK-në dhe për Ismajlin janë më të larta se në mandatin e fundit. Gara politike është më e lehtë tani”, tha Deliu.

Ajo shtoi se PDK synon të ruajë votën në komunat ku ka fituar dhe të rrisë përfaqësimin e grave në listat për kandidate për kryetare komunash.

Deliu gjithashtu komentoi edhe zhvillimet e fundit, në komunën e Drensit, për çka u shpreh se ”PDK edhe në Drenas do të dalë mirë”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →