Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gashi: Askush s’ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin me teke politike

nga Kaltrina Berila9 shtator 2025
Gashi: Askush s’ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin me teke politike

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin me teke politike, sipas tij as shumica dhe as pakicat etnike.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se është në interes afatgjatë të Kosovës që parimi i shumicës të vlejë edhe për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë.

“Siç partia e parë fiton të drejtën për të propozuar dhe obligimin për të bërë shumicë, edhe pakicat kanë detyrimin të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kandidatin e pranueshëm. Gjykata duhet të gjykojë drejt: jo të ndërtojë precedentë bllokues, por të garantojë funksionalitetin e institucioneve. Kosova ka nevojë për institucione që punojnë, jo për kriza të prodhuara me qëllim”, shkruan Gashi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →