Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gastronomët kërkojnë lirimin e masave, paralajmërojnë protesta

nga Venera Grabanica20 tetor 2021

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka mbajtur një takim me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave antiCOVID.
Gastronomet kërkojnë që deri të premten të lirohen masat kundër COVID-19, në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta.

“Bashkarisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani. Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë”, thuhet në njoftimin e Shoqatë së Gastronomëve.
Kujtojmë se, në fuqi janë masat e Qeverisë të miratuara muajin e kaluar. Në këto masa kufizimi i lëvizjes është nga ora 22:00 – 05:00h. Në gastronomi lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →