Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdare po vazhdojnë edhe sot (e shtunë).
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare për dalë nga Kosova janë 5 orë e 40 minuta (340 min), ndërsa për të hyrë pritjet janë deri tri orë ose deri 200 minuta.
Po ashtu tek pika tjetër kufitare, Dheu i Bardhë, pritjet e bashkatdhetarëve për të dalë nga Kosova janë deri në 60 minuta.











