Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Genc Nuza ndan drejtësinë në Champions U19

nga E.Bullaku24 tetor 2022

Gjyqtarët kosovarë tashmë janë bërë pjesë e pandashme e ndeshjeve evropiane. Profesionalizmi i tyre dhe përvoja që ata kanë bërë tashmë në arenën ndërkombëtare, ka bërë që UEFA gjithnjë e më shumë t’i delegojë në ndeshje të ndryshme të garave evropiane.
Këtë mesjavë, takimi ndërmjet skuadrës portugeze Benfica dhe asaj italiane Juventus, në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve për të rinj U19, i është besuar Genc Nuzës.
Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Kjo ndeshje zhvillohet të martën në orën 14:00 në Seixal (Benfica Campus)./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →