Këngëtarja Genta Ismajli ka kujtuar një performancë që e ka bërë vite më parë.
Ajo po këndonte këngën “Proud Mary” nga Tina Turner.
Videon e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit.
“Një nga hitet më të mëdha të të gjitha kohërave nga Tina Turner ‘Proud Mary'”, ka shkruar Genta krahas videos.
Sa i përket jetës personale, Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta, në muajin janar të këtij viti janë bërë prindër për herë të parë. Icon dhe Ivy Blue quhen binjakët e çiftit./21Media









