Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Genta këtë vit feston ditëlindjen më ndryshe

nga Venera Grabanica12 prill 2022

Emri i njohur i skenës shqiptare, Genta Ismajli sot feston ditëlindjen.
38 vjetorin e lindjes, këngëtarja e njohur e feston më e përmbushur se kurrë, pasi që tani ajo feston me binjakët e saj, të cilët erdhën në jetë gjatë këtij viti.

Genta është zhvendosur në Turqi ku po zhvillon karrierën e saj profesionale, dhe po e shijon jetën me partneri i saj, turk, Huseyin Usta.
Emri i Gentës është bërë i njohur që nga viti 2004, kur ajo publikoi këngën “Dridhem” atë kohë kjo këngë u shëndërrua në një hit.
Projektet e Gentës janë të shumta, por jo vetëm solo Genta ka edhe bashkëpunime me emrat e njohur si, Labinot Tahirin, Feron, Ardian Bujupin,  Marselin.
“Bad Bitch”, mbetet projekti i fundit i Gentës që e solli në bashkëpunim me Eko Fresh & Phat Crispy në muajin janar./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →