Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gerrard i vendosur për rikthim befasues si trajner

nga B.K18 prill 2023
Gerrard i vendosur për rikthim befasues si trajner

Steven Gerrard mund të përgatitet për një rikthim befasues si trajner, me skuadrën greke Olympiacos që thuhet se po e konsideron legjendën e Liverpoolit si kandidat të mundshëm.

Gerrard ka punuar si analist që kur u shkarkua nga Aston Villa, pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit që e la klubin drejt zonës së rënies.

Aston Villa reagoi duke emëruar ish-trajnerin e Arsenalit, Unai Emery, i cili që atëherë i ka çuar ata në gjashtë pikë larg kualifikimeve pozitës së katërt në tabelë, që çon në Ligën e Kampionëve.

Legjenda e Liverpoolit, Gerrard tani po konsiderohet nga Olympiacos dhe po shihet si një alternativë për Gennaro Gattuson, nëse italiani nuk e merr këtë rol, siç bëhet e ditur nga “sport-fm”.

Gattuso ishte më parë në krye të skuadrës së La Ligas, Valencias, por u largua nga pozicioni i tij pas vetëm shtatë muajsh në krye të klubit, pavarësisht se nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →