Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla ka një mesazh për Irlandën për punën e anëtarësimit në KE

nga Miranda Beqaj21 maj 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila edhe ka dorëzuar ditë më parë aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e ka uruar Irlandën për marrjen e kryesimit të presidencës me Këshillin e Evropës.
Gërvalla përmes një postimi në ”Twitter”, ka thënë se mezi pret të vazhdojë bisedimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
”Ne i dëshirojmë Irlandës një presidencë të suksesshme në Këshillin e Evropës. Ne presim që të vazhdojmë dialogun tonë rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Gërvalla në ”Twitter”.

Kosova dje nuk ka qenë fare pjesë e agjendës në mbledhjen e Komitetit të Ministrave në Torino.
Ministrja, Donika Gërvalla rreth një javë më parë zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Madje me dorëzimin e aplikimit Gërvalla është shprehur e bindur se Kosova do të pranohet në këtë Këshill./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →