Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla në Institutin Amerikan diskuton sfidat e sigurisë globale dhe rajonale

nga RTV21 Portal25 maj 2024
Gërvalla në Institutin Amerikan diskuton sfidat e sigurisë globale dhe rajonale

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla mbajti një ligjëratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”, ku u adresuan çështje të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore.

Gjatë diskutimit, ministrja Gërvalla theksoi shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon, si dhe rrezikun e një konflikti potencial në Evropën Juglindore.

Ajo gjithashtu bëri një thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në luftën kundër propagandës, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, që kërcënojnë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por gjithë Evropën.

Gërvalla shprehu përkushtimin e Kosovës për të përforcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO.

Diskutimi në Institutin “The New Lines” u përshëndet nga diplomatë, studiues duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë globale.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →