Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla në takim me deputetë gjerman, në qendër të diskutimit anëtarësimi në KiE

nga Venera Grabanica18 shkurt 2024
Gërvalla në takim me deputetë gjerman, në qendër të diskutimit anëtarësimi në KiE
Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, takoi një grup të deputetëve gjermanë, të cilët i informoi rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen (SPD), Ulrich Lechte (FDP), Thomas Erndl (CDU/CSU), Andreas Schwarz dhe Armand Zorn (SPD) si dhe Alexander Müller (FDP), Ministrja Gërvalla i falënderoi ata për mbështetjen ndaj Kosovës, duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →