Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla niset për në Tiranë për takimin e Ministerialit të Evropës Juglindore

nga B G16 qershor 2025
Gërvalla niset për në Tiranë për takimin e Ministerialit të Evropës Juglindore

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që mbahet sot në Tiranë nën organizimin e Shqipërisë si Kryesuese e radhës e SEECP, me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, zgli Hasani.

“Takimi ministror do të fokusohet në temën: “Fuqizimi i Konkurrencës Rajonale dhe rritja gjithëpërfshirëse, si rruga drejt Integrimit në BE për vendet pjesëmarrëse të SEECP-së që aspirojnë anëtarësimin”, duke ofruar një rast të mirë për të thelluar diskutimet rreth zhvillimit ekonomik, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →