🇽🇰 Kosova
Gërvalla-opozitës: Në fushatë shihemi në janar, por atëherë do të përdorim tjetër gjuhë
nga Venera Grabanica11 nëntor 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se takimet e Kurtit në diasporë nuk janë fushatë.
“Janë live tubimet që i kemi mbajt, nuk ka as në ton as në përmbajtje asnjë gjë të fushatës. Fushata vjen në janar edhe po, jo vetëm në Kosovë por do të shihemi edhe në diasporë, do të shihemi në fushatë ama atëherë do t’i kemi do fjalë të tjera”, tha ajo
Ajo shtoi se i njeh mirë opozitën dhe se i kanë “mbushur ambasadat me jarana me shokë, me familjarë, me motra e vëllezër”.
Gërvalla tutje tha se opozita “çuditet shumë qysh mundet kryeministri me u cu vullnetarisht me ardhë edhe me e taku mërgatën”.











