Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla takohet me Kallasin të dielën

nga Kaltrina Berila12 prill 2025
Gërvalla takohet me Kallasin të dielën

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bashkë me pesë homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor të dielën do të mbajnë darkë joformale me përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe ministrat e Jashtëm të bllokut.

Darka do të mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, që do të zhvillohet në Luksemburg.

Kallasi ndërkohë të hënën në takim me ministrat e Jashtëm të BE-së do t’i informojë mbi zhvillimet e fundit në dialogun Prishtinë – Beograd.

Gjithashtu, ajo do t’i njoftojë ministrat edhe për vizitën që e pati në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

“Gjatë një dreke pune, Këshilli do të shkëmbejë mendime mbi marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar në mënyrën se si të rritet më tej bashkëpunimi i sigurisë dhe mbrojtjes përballë sfidave dhe si të promovohet stabiliteti dhe siguria rajonale”, thuhet më tej në njoftimin e BE-së.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe situata në Ukrainë e Lindje të Mesme.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →