Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla udhëton për në Berlin

nga Kaltrina Berila14 nëntor 2022
Gërvalla udhëton për në Berlin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin, ku do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje.
Gjatë punimeve të kongresit, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare.
Në këtë kongres do të marrin pjesë ministra, organizata ndërkombëtare, akademikë, dhe institucione të të drejtave të njeriut.
Kongresi i tetë botëror kundër dënimit me vdekje do të mbahet nga 15-18 nëntor në Berlin të Gjermanisë, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe me bashkë-sponsorizim nga Bashkimi Evropian, Franca dhe Zvicra./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →