Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjashtë fëmijë në mesin e nëntë viktimave si pasojë e sulmit në Kabul

nga Xh.D30 gusht 2021

Të paktën nëntë është bilanci i viktimave, në mesin e të cilëve gjashtë fëmijë, të cilët vdiqën si pasojë e një sulmi me dron amerikan që kishte në shënjestër një makinë në një lagje rezidenciale të Kabulit, raporton CNN.
Viktima më e re në moshë është një vajzë dy vjeç.
“Të gjithë fqinjët tentuan të ndihmonin, sollën ujë për të ndaluar zjarrin dhe pash se aty ishin afro pesë apo gjashtë të vdekur. Babai, një djal dhe dy fëmijë të tjerë, ishin të vdekur, gjithashtu ishin edhe dy të plagosur”, tha një grua për CNN.
Ky sulm nga forcat e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i dyti me radhë brenda tri ditëve i cili ka në target grupet terroriste të ISIS-it./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →