Policia ka njoftuar se gjashtë persona janë përfshirë në rrahje në Prizren.
Rasti raportohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, të gjithë personat e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor.
Katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media










