Policia ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shënuar gjashtë raste të ”dhunës në familje”.
Dje në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rreth orës 15:30 një rast i tillë ka ndodhur dje edhe në Prishtinë ku një grua ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti i tretë i ”dhunës në familje” është shënuar po ashtu në kryeqytet, ku një person është dërguar në mbajtje pasi që e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ndërsa rreth orës 19:55 një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij, si pasojë e një mosmarrëveshje, ndërkaq, i dyshuari gjendet në arrati.
Dje në mëngjes një grua nga Rahoveci, ka raportuar se është kanosur dhe fyer nga kunata e saj me probleme psikike. E dyshuara në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.
Edhe një grua nga Gjakova është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i cili është në terapi depresioni. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /21Media










